Vendosni fjalën kyçe....

Drejtoresha e Soros implikon Ambasadën Amerikane në skandal mashtrimi


Një drejtoreshë e shoqatës YWCA-Albania, pjesë e rrjetit të shoqatave të themeluara nga George Soros (shiko rrjetin këtu) është titullarja përgjegjëse për një mashtrim me projektet dhe grabitje të dyshuar të fondeve. Donika Godaj quhet drejtoresha e shoqatës YWCA-Albania.

Tre ditë më parë një publikim në faqen e Facebook-ut të Ambasadës Amerikane, dekonspiroi një mashtrim, pas të cilit ka dyshime të bazuara se bëhet fjalë për tjetërsim të pronës intelektuale dhe grabitje të fondeve të projekteve nëpërmjet mashtrimit. (Lexo këtu).

E përmbledhur shkurt fabula është kështu:
Ambasada publikoi me krenari në Facebook një vepër murale, ku sipas njoftimit të ambasadës, kjo vepër ishte mundësuar nga shoqata YWCA-Albania. Menjëherë pas publikimit pati reagime të forta, ku madje dhe vetë autorja e vërtetë e veprës, zonja Nermin Shurdha u ankua. Ambasada menjëherë më pas modifikoi postimin fillestar.

Por çfarë kishte ndodhur? Pse Ambasada, kishte ngatërruar në publikim emrin e shoqatës që kishte bërë veprën? Ishte një lapsus apo padashur ishte zbuluar një mashtrim me fondet dhe projektet.

Ambasada thoshte në njoftimin e saj të parë se YWCA-Albania po zbatonte në Shkodër një projekt për luftën kundër drogës (kliko këtu), por si ishte ngatërruar ky projekt me veprën murale?

Kush e kishte raportuar në ambasadë këtë vepër murale si një punë të kryer nga shoqata e zonjës Godaj? Pse ndodhi keqkuptimi? Shoqata ka mashtruar ambasadën? Çfarë kishte ndodhur?

Për të mësuar më tepër mbi rrethanat i’u drejtuam zyrtarisht Ambasadës Amerikane në Tiranë. (Lexo e-mail-in me pyetjet). Një përfaqësues i zyrës së shtypit të kësaj ambasade, i tha Hashtag.al se nuk ishte në gjendje të përcaktonte nëse ambasada do i përgjigjej ndonjëherë pyetjeve tona. Hashtag.al e njoftoi përfaqësuesin se do të priste qëndrim në parim nga ambasada për 48 orë dhe nëse nuk do të kishim një qëndrim në parim (pra, do na ktheni përgjigje ose jo), do të procedonim me shkrimin.   

Hashtag.al kontaktoi në rrugë telefonike dhe shoqatën “YWCA-Albania” për ta pyetur në lidhje me këtë çështje. Numri telefonik zyrtar i kësaj shoqate rezultonte dhe si numri i një kopështi, një zonjë u përgjigj në anën tjetër të receptorit dhe na tha se nuk kishte asnjë mundësi që ne të kontaktonim drejtoreshën Godaj pasi nuk ndodhej në Shqipëri, por na tha se mund të flisnim me një tjetër zonjë që quhej Eva.

Pasi kaloi telefonin te zonja Eva, linja ra papritur. Një tentativë e dytë për thirrje nga ana jonë, bëri që zonjat ta hapnin pa e kuptuar telefonin, ndërsa në sfond dëgjohej biseda mes dy kolegeve ku instruktonin njëra-tjetrën se në rast se Hashtag.al do i telefononte sërish, duhej të na thoshnin se për momentin nuk ka njeri që mund të na përgjigjej.

Në këtë rrethanë, Hashtag.al ndërpreu çdo përpjekje për kontakt të mëtejshëm me përfaqësuesit e shoqatës.

Hezitimi i Ambasadës Amerikane për të shpjeguar atë çfarë ka ndodhur me njoftimin mashtrues për veprën murale në Shkodër si dhe kujdesi nga ana e punonjëseve të shoqatës YWCA-Albania për të shmangur çdo prononcim për këtë çështje, orientojnë se ambasada dhe shoqata janë implikuar në një skandal mashtrimi; si dhe vjedhje të dyshuar fondesh.

Si rregull, këto lloj ekspozimesh bëjnë që strukturat e auditit të Departamentit të Shtetit të nisin hetimin administrativ mbi ambasadën. Zakonisht kështu funksionon procedura e Departamentit të Shtetit, Hashtag.al nuk ka mundur dot të konfirmojë zyrtarisht deri në këto momente nëse ka nisur një hetim i brendshëm.

Por ama kemi arritur të kuptojmë se shoqata YWCA-Albania, përveçse një filial i rrjetit të shoqatave të themeluara nga George Soros, prej vitesh është një shoqatë që mbështetet fuqishëm nga Ambasada Amerikane në Tiranë. / Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *