Është zyrtare, Frank Lampard, ka nëshkruar si trajner i Çelsit të Londrës duke u kthyer në ish-ekipin e tij.
Golashënuesi kryesor i klubit londinez do zëvendësojë në këtë pozicion, italianin Sarri, i cili u largua tek Juventusi pas një viti në Angli.
Lampard bëhet trajneri i 14-të në 16 vjet të Çelsit nën rusin Abramoviç.
Ish-mesfushori i Anglisë merr përsipër ekipin ku nuk do gjejë belgun Hazard ndërsa sezonin e shkuar ka qenë trajner i Derbi Kauntit.