Vendosni fjalën kyçe....

Kishte fshehur 6kg kokainë në makinë, shqiptarin e tradhtojnë emocionet gjatë kontrollit


Një shqiptar banues në krahinën e Comos në Itali është arrestuar nga policia vendase nën akuzën e trafikut të drogës.

Shqiptari u arrestua pasi u gjet në posedimin e 6 kg kokainë e fshehur në një fund të dyfishtë në pjesën e kabinës së një Golfi i ndaluar për kontroll nga policia në dalje të Vipiteno, pranë kufirit të Brennerit, shkruan “Ansa”.

Shqiptarin e tradhtoi menjëherë gjendja e tij e agjitimit (shqetësimi), por edhe fakti se makina kishte një sërë taksash të pashlyera.

Ndërsa kontrolli u thellua, punonjësit e policisë vunë re se disa pjesë të tapiceriës së brendshme të makinës nuk ishin vendosur siç duhet.

Kontrollet vazhduan për disa orë, derisa fundi i dyfishtë që mund të aktivizohej me një mekanizëm të posaçëm u zbulua.

Brenda ishte droga që ka një vlerë tregu prej rreth 800 mijë eurosh.

Prandaj, shqiptari u arrestua për trafik ndërkombëtar të drogës dhe u dërgua në burg në Bolzano. Gjithashtu, atij ju gjetën edhe 2600 euro. Mjeti i përdorur për transportin e kokainës u sekuestrua së bashku me telefonin celular.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *