Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, në një dalje për mediat e ka konsideruar zgjedhjet e 30 qershorit si ilegjitime.
“Nëse mendoni që buka e shqiptarëve, varfëria që ka pllakosur te shqiptarët dhe çdo gjë tjetër, unë mendoj se shumë më e rëndësishme është lufta kundër varfërisë, kundër kapjes së shtetti.
Kjo është më e rëndësishme se karriget e kryetarëve të bashkive, se karriget e deputetëve.
30 qershori është ilegjitim. Kemi një dekret të presidentit, kemi një datë tjetër, 13 tetorin për mbajtjen e zgjedhjeve.
Nuk kemi parë deri më sot asnjë ankimin të PS-së as në gjykatat e PS as në Gjykatën Ndërkombëtare kundër dekretit të presidentit.
Sot bëhet fjalë për shqiptarët që kërkojnë bukë në tavolinë për fëmijët e tyre, kërkojnë të ardhura. Jua thashë pak më përpara, janë legjitime. Kryebashkiakët do të qëndrojnë deri në zgjedhjet e 13 tetorit.”, tha Kryemadhi.