Vendosni fjalën kyçe....

Kush janë të ndaluarit dhe të plagosurit e ‘luftës’ në Kavajë


22-vjeçari Eraldo Hyka dhe i vëllai, Elio Hyka, janë 2 nga 4 personat e ndaluar nga policia lidhur me përplasjen me armë në Kavajë, ku mbeti i vdekur një kalimtar, 50-vjeçari Ramazan Hasalliu ndërsa u plagosën disa persona, 3 prej të cilëve janë identifikuar si Sali Mekja, Rrustem Dedja dhe Arben Hajdini.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme dhe dyshohet se mes 2 grupeve ka pasur një përplasje me armë, gjë që i ka kushtuar jetën kalimtarit të rastësishëm. 2 të ndaluarit kanë qenë duke lëvizur me makinë në çastin e ndalimit dhe janë kapur pranë vendit të ngjarjes, në lagjën 4 të qytetit.

Policia ka ngritur postblloqe të shumta dhe po heton për zbardhje e krimit të rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *