Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Ngjarja e rëndë e Kavajës të zbardhet sa më shpejt, policia të garantojë sigurinë publike


Presidenti Meta ka kërkuar zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes së rëndë të ndodhur në qytetin e Kavajës, ku një person mbeti i vdekur ndërsa disa të tjerë u plagosën.

Kreu i shtetit kërkon nisjen e menjëhershme të hetimeve dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve të krimit.

Ndërsa u kërkon organeve ligjzbatuese që të marrin masat e duhura për garantimin e sigurisë publike në vend.

REAGIM I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SH.T.Z ILIR META

4 korrik 2019

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen tepër të rëndë dhe tragjike, të ndodhur sot në qytetin e Kavajës, ku një qytetar i pafajshëm humbi jetën dhe disa qytetarë të tjerë u plagosën.

Presidenti Meta pati një bisedë telefonike me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, z.Isa Sakja dhe i kërkoi t’i përcjellë ngushëllimet dhe solidaritetin e Tij më të sinqertë të afërmve dhe familjarëve të qytetarit që humbi jetën, si dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

Presidenti Meta kërkon nisjen e menjëhershme të hetimeve për këtë ngjarje të rëndë, zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të saj, si dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e rritjes së gatishmërisë së Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese, për të marrë të gjitha masat e duhura për garantimin e sigurisë publike në vend dhe parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla kaq të rënda e tragjike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *