Një grup shkencëtarësh, kanë eliminuar për herë të parë ADN-në e HIV-it nga gjenet e kafshëve të gjalla, në atë që përshkruhet si një hap tejet i rëndësishëm drejt zhvillimit të një kure për virusin AIDS.
Studimi novator, i botuar në revistën ‘Nature Communications’, zbuloi se trajtimi për të shtypur shtimin e HIV-it së bashku me terapinë e reduktimit të gjeneve mund të eliminojë HIV-in nga qelizat dhe organet e infektuara.
Trajtimi i tanishëm i HIV-it përqendrohet në përdorimin gjithëpërfshirës të terapisë antiretrovirale (ART), e cila shtyp shtimin e HIV-it, por nuk eliminon virusin.
Dr. Kamel Khalili, një nga kërkuesit kryesorë të studimit, kishte gjetur në punën e mëparshme që duke përdorur teknologjinë CRISPR-Cas9 të korrigjimit së gjeneve, fragmente të mëdha të ADN-së së HIV-it mund të hiqen nga qelizat e infektuara.
Për studimin e ri, Khalili dhe kolegët e tij kombinuan sistemin e korrigjimit të gjeneve me një strategji terapeutike të zhvilluar kohët e fundit, e njohur si ART (LASER) me funksion të veprimit të vonuar me efekt të ngadaltë.
LASER kufizon shtimin e HIV-it në nivele të ulëta për periudha të zgjatura kohore, potencialisht duke lejuar kohën për fazën e korrigjimit të gjenit të provës për të nisur.
Ilaçi i sapo modifikuar u paketua në nanokristale, të cilat mund të dërgohen në indet e infektuara me HIV dhe lirimin ngadalë të ilaçit për disa javë.
Hulumtuesit pastaj përdorën një kombinim të LASER ART dhe CRISPR-Cas9 për trajtimin e minjve të projektuara posaçërisht për të prodhuar qeliza njerëzore të prekshme ndaj HIV.
Veçanërisht, rezultatet treguan një eliminim të plotë të ADN-së së HIV-it në rreth një të tretën e minjve të infektuar me HIV, sipas ekipit.
Dr Hoëard Gendelman, bashkë-udhëheqës i studimit, tha se hulumtuesit tani kanë një ‘rrugë të qartë për të ecur përpara në testet në primatet jo njerëzore dhe ndoshta në testet klinike në pacientët e njeriut brenda vitit’.