Katër shtete të Europës Qendrore-Lindore, e shikojnë si sukses personal faktin që as Manfred Weber dhe as Frans Timmermans nuk u zgjodhën si president i Komisionit Europian.
Kryeministri kontrovers i Hungarisë Viktor Orban, madje flet për një “fitore të rëndësishme”.
Si një sukses personal, krerët e katër shteteve të Vishegradit qendror-lindor (Poloni, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria) festuan rezultatin e vështirë për postet e rëndësishme në Bruksel.
Në veçanti kryeministrat nga Budapesti dhe Praga, Viktor Orban dhe Andrej Babis, komentuan nominimin e Ursula Von der Leyens si Presidente të Komisionit Europian dhe më e rëndësishmja sipas tyre, këtë post nuk duhej ta merrte Frans Timmermans.
Sepse kjo ishte kërkesa e përbashkët e katër vendeve të quajtura “V-4”, për të cilën kishin rënë dakord që në fillim.
Edhe pse Italia e cila gjithashtu kundërshton social-demokratët hungarezë, ka më shumë peshë se çdo vend i “V-4”, mendimi i tyre duket se ka ndikuar.
Por të imponosh një president të Komisionit Europian nga blloku i vendeve të Europës Qendrore-Lindore, nuk do të ishte thjesht e vështirë aritmetikisht por edhe do të kishte thelluar ndarjen në Europë që askush nuk e donte.
Babisit i mungonte “mirëkuptimi” për rajonin
Në këtë aspekt, thirrja për triumf e kishte një bazë. Orban i kishte dhënë direktivat fillimisht për refuzimin e Manfred Weberit, e më pas të Frans Timmermans.
Pastaj ishte Babis, si kryetari aktual, i cili iu kishte betuar grupit në një takim në Pragë, përpara Samitit të BE-së.
Babis tha se nuk kishte pengesë që dikush nga vendet e Europës Qendrore e Lindore të bëhej president i Komisionit, por ishte një qëndrim i zakonshëm që të mos bëhej një nga kandidatët kryesorë. Duhet të jetë dikush që e kupton “rajonin tonë” dhe nuk ka paragjykime ndaj pikëpamjeve të tyre mbi migracionin, ndryshimet klimatike apo buxhetin.
Sipas Babis këto kritere i ka Leyen.
Orban foli për një “fitore të rëndësishme” pavarësisht se “betejat” do të vijonin në të ardhmen.
Sidoqoftë, u tregua se vendet e Vishegradit janë të afta të luftojnë me sukses për interest e tyre. Aleanca është një histori suksesi.
Grupi përfaqëson 63 milionë njerëz.
Duke nënkuptuar Weberin dhe Timmermanin, Babis tha se këto katër vende kishin arritur me sukses të pengonin dy politikanë që e kishin treguar se nuk e respektonin Hungarinë dhe qytetarët e saj.
Tani ata ishin zëvendësuar nga nëna e shtatë fëmijëve. “Kjo vetëm tregon se një ndryshim në Europë po vjen”.
Timmerman kritikoi Hungarinë dhe Poloninë
Timerman si ish-nënkryetar i komisionit të drejtuar nga Juncker, kishte çuar përpara procedurën e sundimit të ligjit kundër Polonisë dhe rregullisht kishte kritikuar dhe hungarezët.
Weber, ish-kryetar i grupit të PPE-së, mbahet si përgjegjës nga Hungaria për procedurat ligjore kundër qeverisë së Orbanit, të inicuar nga Parlamenti Europian me votat e shumicës së deputetëve.
Edhe pse Weber ka përdorur të gjitha manovrat për ta mbajtur partinë e Orbanit në PPE, hungarezi e pozicionoi veten fuqishëm kundër politikanit të CSU-së.
Timmermans shihet në Budapest gjithsesi si mbështetës i investitorit amerikan George Soros, i cili përshkruhet si armiku numër një i publikut.
Se roli i rëndësishëm i “V-4”-ës në vendimin e marrë nga Brukseli nuk është një pikëpamje e brendshme vetëm në Pragë e Budapest, këtë e tregojnë reagimet nga humbësit dhe mbështetësit.
Ish-kryetari i SPD-së dhe ish presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, shkroi në “Twitter” se ngjarja ishte “Fitore e Orbanit me shokë” dhe se kjo pengoi Timmermans nga qëndrimi për sundimin e ligjit.
Dhe Weberi, sipas “Politicos” së presidentit frances Emmanuel Macron, e bën Orbanin si përgjegjës për faktin se modeli i kandidatëve më të lartë “u vra”.
VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e FAZ/ Përshtati në shqip Hashtag.al