Vendosni fjalën kyçe....

U kap me këmbët mbi kroskotin e makinës zyrtare, flet zv.ministri (VIDEO)


Shukri Maxhuni, zv.ministri i Bujqësisë në Kosovë, është filmuar në makinën zyrtare me këmbët e ngritura mbi kroskot.

Fotot e zv.ministrit janë bërë virale, me përdoruesit e rrjeteve sociale që komentonin qëndrimin e Maxhunit dhe mosrespektimin e tij ndaj automjeteve zyrtare.

Mirëpo Maxhuni ka reaguar duke thënë se e gjitha kjo ka ndodhur për shkak të problemeve shëndetësore.

Zv.ministri thotë se po kthehej pas një dite të lodhshme nga Fakulteti ku jepte mësim dhe është detyruar të shtrijë këmbët.

 Sipas tij fotoja është keqpërdorur.

“S’ka të bëj me ndonjë fodollak a keqpërdorim po për shkaqe shëndetësore se e dinë të gjithë që kam probleme me këmbën. Për shkak të muskujve më është dashtë me shtri këmbët dhe ka qenë një moment 15 minuta… dhe në atë moment e ka kap dikush”., tha Maxhuni.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *