Albana Vokshi ka denoncuar miratimin e paketës për censurimin e medias online.
Sipas Vokshit, kjo është një paketë për kontrollin total të mediave dhe është miratuar në fshehtësi nga qeveria, pa u këshilluar me përfaqësuesit e medias.
Sipas Vokshit, arsyeja pse Rama e bën këtë është mbyllja e gojën e mediave që denoncojnë aferat e tij kokrruptive dhe lidhjet e qeverisë me krimin.
‘Në një vend ku fletë votimi gjenden lirshëm, gazetarët nuk mund të gjejnë dot vendimin e Edi Ramës për censurimin e medias online. Paketa për kontrollin total të medias, që u miratua dje me nxitim në qeveri, pa u konsultuar me përfaqësuesit e medias, po mbahet e fshehtë. Kjo paketë, për aq sa e njohim ne dhe gazetarët, synon gjobitjen e rëndë për çdo media kritike ndaj Edi Ramës deri në mbylljen e tyre.
I braktisur, i bojkotuar, i refuzuar nga 85% e shqiptarëve, Rama po kërkon të mbyllë gojën e atyre që denoncojnë aferat e tij të korrupsionit apo lidhjet e tij dhe të qeverisë së tij me krimin. Për të ndaluar rikthimin e dënimeve për agjitacion dhe propagandë, ftoj gazetarët të ngrejnë zërin kundër humbjes totale të lirisë së tyre profesionale. Ftoj qytetarët të bashkohen me opozitën në protestën e madhe kombëtare, të hënën më 8 korrik, ora 20.00 para kryeministrisë.’ – shkruan Vokshi në faqen e saj në ‘Facebook’.