Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi e ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora ka folur për situatën politike në vend.
Ndër të tjera Vokshi ka thënë se dy faktorët që kryeministri Rama nuk i kontrollon dot janë media online dhe opozita.
Sipas Vokshit, ka deputetë të opozitës që mbahen të arrestuar dhe miratimi i paketës antishpifje censuron mediat.
“Ajo çka i ka mbetur Edi Ramës nga shtypi pa i kontrolluar janë mediat online. Pra dy janë faktorët që Edi Rama deri më sot nuk po mundet ti kontrollojë dot janë opozita dhe media online. Përsa i përket opozitës çdo kush që ngrihet dhe kritikon Edi Ramën kërcënohet me padi. Unë vetë jam paditur nga Edi Rama sepse kam kritikuar koncesionin me chek up-it. Ne kemi të burgosur politik. Ka deputetë të opozitës që mbahen të arrestuar. Median tani ka vendosur që ta censurojë me anë të këtyre draft-ligjeve”-tha Vokshi.