Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet skema e përplasjes në Kavajë, si nisi konflikti e cilët janë anëtarët e grupeve


Zbardhet skema e përplasjes me armë në Kavajë, që i kushtoi jetën një kalimtari të rastësishëm. Në përplajen me armë janë përfshirë dy grupe.

Në njërin krah kanë qenë Rustem Dedej si dhe vëllezërit Elio e Erald Hyka, kurse në krahun tjetër kanë qenë vëllezërit Denis e Marjus Aliu.

Policia ka bllokuar 4 armët që janë përdorur në përplasjen me armë.

Sipas policisë, Erald Hyka është konfliktuar me një nga vëllezërit Aliu mbrëmjen e djeshme dhe dyshohet se ky ka qenë shkaku që ka çuar në përplasjen e sotme ku mbeti i vrarë 50 vjeçari, Ramazan Hasalliu.

‘Sot rreth orës 12:30 në lagjen nr. 2 Kavajë, pas një konflikti mes disa personave, ka mbetur i vrarë shtetasi R. H., (kalimtar i rastit) dhe kanë mbetur të plagosur 5 shtetas, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe janë vënë në ndjekje të njërit prej tyre. Për zbardhjen e plotë të ngjarjes u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit dhe nga veprimet paraprake dyshohet se autorët e ngjarjes janë dy vëllezër, shtetasit M. A dhe D. A.

 Shtetasi M. A (autori i dyshuar), mbahet në ruajtje nga shërbimet e Policisë në spitalin e Durrësit, pasi është i plagosur.

 Policia është vënë në ndjekje të autorit tjetër, shtetasit D. A. dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij Policia ka bllokuar dy automjete që u përkasin pjesëtarëve të palëve që janë konfliktuar. Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë disa persona dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *