Vendosni fjalën kyçe....

Hapën portën e kanalit ujitës dhe përmbytën hidrocentralin “Bistrica 2”, dy persona në pranga


Arrestohen 2 persona, të cilët dyshohen se kanë hapur portën e kanalit vaditës duke shkaktuar kështu një dëm të konsiderueshëm.

Sipas policisë, kjo ka ndodhur më datë 3 korrik dhe për shkak të veprimit është përmbytur hidrocentrasli ‘Bistrica 2’.

Momentalisht hidrocentrali është jashtë funksionit.

“Policia ka arrestuar shtetasit V. R., 51 vjeç, banues në Finiq dhe N. R., 66 vjeç, banues në Delvinë, pasi:

Më datë 03.07.2019, në vendin e quajtur “Mesopotam i Sipërm” Finiq, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjerin dyshohet se kanë hapur portën e kanalit ujitës duke përmbytur kështu Hidrocentralin “Bistrica 2”.

Si rrjedhojë, momentalisht ky Hidrocentral është jashtë funksionit.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me përmbytje”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *