Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi sot në një takim me strukturat se dosja 184 dhe 339 ku disa zyrtarë socialistë imoplikohen në shitblerjen e votave, do ketë shoqe dhe ‘dosjen 30 qershori’.
“Dosja 184 dhe 339 do të ketë shoqe dhe dosjen 30 qeshori. Edhe në këtë ditë Rama nuk rrinte dot pa fut dorën të kutitë e votimit. Edhe pse firmoste dhe vuloste vet nuk rrinte dot pa ngacmuar në 30 qershor”- tha ajo.
Në një takim me strukturat e Tiranës, Kryemadhi tha se 30 qershori ishte ditë normale për ta pasi ata kanë qenë vëzhgues në qendrat e votimit dhe kanë parë që pjesëmarrja ishte më e ulët nga statistikat zyrtare.
“Që nga 30 qershori që për ne ka qenë një ditë normale, edhe për ju që keni qenë vëzhgues në qendrat e votimit, pjesëmarrja ka qenë më e ulët nga statistikat. Sot kemi një raport të ODIHR ku thuhet që shqiptarëve u mohua e drejta për të zgjedhur dhe një raport ku thuhet se kishte një parti të rregjistruar në mënyrë të parregullt. Kemi një raport për KQZ e cila ka shkelur ligjin”- shtoi Monika Kryemadhi, ndërsa për Ramën tha se nga personazh qesharak është kthyer në tragjedi për shqiptarët.
“Ne qeshim me të dhe bëjmë shaka sepse ai e ka ulur veten dhe është kthyer në një personazh humoristik për të gjithë popullin shqiptar. Përditë dhe më shumë jo vetëm qesharak por po bëhet dhe tragjik për shqiptarët”-tha Kryemadhi.