Më 10 korrik, Partizani do të nis aventurën e tij në Champions League ndaj azerëve të Qarabag.
Ditën e sotme, skuadra e kuqe ka prezantuar edhe listën e lojtarëve që do të jetë të gatshëm për dy takimit ndaj ish-skuadrës së Ansi Agollit.
Bien në sy ndryshimet e shumta të trajnerit italian Lerda, i cili ka 8 sulmues në dispozicion dhe vetëm 5 mbrojtës.
Lista e lojtarëve:
Portierë: Alban Hoxha, Aldo Teqja, Dashamir Xhika
Mbrojtës: Labinot Ibrahimi, Egzon Belica, Eno Bitri, Esin Hakaj, Lorenc Trashi
Mesfushorë: Bruno Telushi, Rron Broja, Aristoteles Romero, Eneid Kodra, Kristi Kote, Ëilliam Cordeiro, Esat Mala
Sulmues: Jurgen Bardhi, Emanuel Mensah, Lucas Cardoso, Theophilus Solomon, Brian Brown, Joseph Ekuban, Erald Cinari, Jasir Asani.
Por kjo listë ngre shumë pikëpyetje, duke parë që sezonin e kaluar Partizani i Gegës ishte i përqendruar më shumë në fazën mbrojtëse, ndërsa tashmë të gatshëm trajneri italian do të ketë vetëm 5 lojtarë në këtë rol. Po ashtu, një tjetër pikëpyetje është edhe fakti se pjesa më e madhe e afrimeve u realizuan pas fazës përgatitore në Slloveni.
Ndeshja e parë ndaj Qarabag do të luhet më 10 korrik, ndërsa takimi i kthimit në Azerbajxhan pas një jave. Nëse kalon azerët, Partizani do të ndeshet me fituesen e çiftit Dundalk-Riga. Në rast eliminimi nga kompeticioni i Champions League, humbësi i çiftit Sheriff Tiraspol-FC Saburtalo do të jetë kundërshtari i Kampionëve të Shqipërisë në turin e dytë kualifikues të Europa League.