Vendosni fjalën kyçe....

Pas letrës së Metës, hapet gara për kandidatët jogjyqtarë për Gjykatën e Lartë


Është hapur gara për kandidatët jogjyqtarë për Gjykatën e Lartë.

Në mbledhjen e sotme do të bëhet i ditur sistemi i pikëzimit përmes së cilit do të filtrohen të gjithë gjyqtarët që do të shprehin interesin.

Anëtarët jogjyqtarë përbëjnë 1/5 e totalit të nr. të anëtarëve. Në nisje të mbledhjes pati debate nëse duhej lejuar apo jo media të ishte prezente në mbledhje.

Aktualisht Gjykata e Lartë ka vetëm 2 anëtarë nga 9 që duhet të ketë. Mbledhja e sotme erdhi tre ditë pas letrës së presidentit të vendit Ilir Meta. Në letrën për Këshillin e Lartë gjyqësor, Meta kërkon informacion shterues, si dhe marrjen e masave nga KLGJ për propozimin e kandidaturave për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë.

letrën, që mban datën 3 korrik, presidenti kërkon të dijë ne menyrë shteruese shkaqet përse ka kaluar jo vetëm afati fillestar 3 mujor, por edhe 3 muaj të tjera dhe nuk ka miratuar ende të gjitha aktet e nevojshme nënligjore për të nisur procedurat e plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë sipas kushtetutës dhe ligjit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *