Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në Fushë-Krujë, humb jetën 25-vjeçarja


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë-Krujë. Një vajzë 24-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e përplasjes mes dy makinave, në afërsi të kryqëzimit në fshatin Gramëz.

Një 48-vjeçar me inicialet B.G ka qenë duke drejtuar automjetin, ku e reja me inicialet V.G ndodhej pasagjere. Makina me të cilën ata po udhëtonin u përplas me një tjetër automjet, që u largua nga vendngjarja.

Të dy u dërguan me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht e reja ndërroi jetë.

“Më datë 04.07.2019, rreth orës 22:10, në afërsi të kryqëzimit Gramëz, Krujë, shtetasi B.G.,48 vjeç, banues në Has, duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me një mjet ende të paidentifikuar , për pasojë është lënduar vet si dhe pasagjerja shtetasja V.G.,25 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spital.

Policia po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit si dhe identifikimin e mjetit dhe kapjen e drejtuesit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *