Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja me armë në Kavajë, policia arreston pesë persona


Arrestohen pesë persona në Kavajë, lidhur me përplasjen e djeshme me armë ku humbi jetën një kalimtar rasti, ndërsa është shpallur në kërkim dhe një i gjashtë.

Të arrestuarit janë: Marjus Aliu 31 vjeç, Ardian Dedej 43 vjeç, Eraldo Hyka 23 vjeç, Qazim Merkja 25 vjeç dhe Agron Kollçaku 39 vjeç. Ndërsa në kërkim është shpallur Denis Aliu 33 vjeç.

Shtetasit Eraldo Hyka, Ardian Dedej dhe Qazim Merkja janë konfliktuar me shtetasit Marjus Aliu dhe Denis Aliu,konflikt i cili më pas është përshkallëzuar deri në përdorim të armëve.

Sipas dëshmive, shkak i konfliktit ka qenë fërkimi i automjeteve të dy palëve, vëllezërve Alia dhe tre personave të tjerë.

Pasi kanë prekur makinat, gjatë lëvizjes në lagjen numër  2, të dy palët kanë zbritur dhe janë konfliktuar verbalisht për disa minuta. Më pas ata kanë shkuar në banesat e tyre ku kanë marrë armët dhe janë rikthyer në vendin e ngjarjes një orë më pas.

Një plumb qorr ka kapur një 50-vjeçar i cili po kalonte me bukë në dorë, pasi sapo i kishte blerë. Viktima është identifikuar si Ramazan Hasalliu. Në foton e mëposhtme shihen edhe qeskat me bukë, që mbetën në vendngjarje.

Të plagosur nga përplasja me armë kanë mbetur dhe disa persona, 3 prej të cilëve janë identifikuar si Sali Mekja, Rrustem Dedja, Arben Hajdini.

Për ngjarjen e rëndë në Kavajë pati një reagim të menjëhershëm nga presidenti Ilir Meta, duke shprehur shqetësimin e thellë.

 

Detajet e policisë

Policia e Kavajës arreston në flagrancë 5 persona, si dhe shpall në kërkim një tjetër në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 04.07.2019, rreth orës 12:20, në lagjen Nr.4, në afërsi të Teqese në Kavajë, pas një konfikti per motive te dobeta mes disa shtetasve, ku u përdorën dhe armë zjarri dhe për pasojë humbi jetën një kalimtar si dhe u plagosën 5 shtetas të tjerë, në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posacëm hetimor, i drejtuar nga Prokurori i Rrethit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i kësaj ngjarje. U arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe konkretisht:

– M.A., 31 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

– A.D., 43 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 4 Kavaje, (i denuar me pare), për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbeturr në tentativë’ dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

– E.H., 22 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

– Q.M., 25 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 5 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”;

– A. K., 39 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 6 Kavaje, për veprat penale të “Moskallëzim i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu u be shpallja ne kerkim e shtetasit D.A., 33 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr. 1 Kavaje, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave”, “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë’ dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 3 automjete, te cilat jane perdorur nga autoret e dyshuar, aparate celular, fisheke luftarak si dhe nje sere provash te tjera, te cilat jane derguar per ekzaminim te metejshem laboratorik.

Nga veprimet e kryera deri tani rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta, ku shtetasit E.H., A.D. dhe Q.M. janë konfliktuar me shtetasit M.A. dhe D.A., konflikt, i cili është përshkallëzuar deri në përdorim të armëve dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme një kalimtar i rastit shtetasi R.H., 52 vjeç banues ne Kavaje, si dhe janë plagosur shtetasit A.D., E.H., A.A., S. M. dhe M.A., të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vijojnë veprimet hetimore dhe proceduriale me grumbullime për grumbullimin e infoirmacioneve dhe provave të tjera.

Materialet hetimore ne lidhje me kete ngjarje ju kaluan Prokurorise Prane Gjykates se Shkalles se Pare Kavaje per hetime te metejshme./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *