Vendosni fjalën kyçe....

U arrestua për vjedhjen e një biçiklete, i paraburgosuri i vë flakën qelisë


Një person i paraburgosur në burgun e Shënkollit në Lezhë i ka vënë flakën qelisë. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:00 të mëngjesit.

Gardianët e burgut kanë ndërhyrë për të parandualuar përkeqësimin e situatës. I burgosuri është identifikuar si Artur Ferketa, i cili ka marrë lëndime në trup. Ai është mjekuar në ambientet e brendshme të burgut.

Nuk dihen shkaqet që e kanë çuar Ferketën të kryejë një veprim të tillë. Në kohën që ai i ka vënë flakën qelisë, brenda ka patur edhe persona të tjerë.

Artur Ferketa ishte arrestuar pasi për vjedhjen e një biçiklete në Shkodër dhe qëndronte në paraburgim deri në marrjen e një vendimi nga Gjykata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *