Vendosni fjalën kyçe....

U fotografua me këmbët mbi kroskot, Haradinaj shkarkon zv.ministrin


Disa fotografi të zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë, Shukri Maxhuni u bënë virale në ditët e fundit, pasi ai shfaqej me këmbë përpjetë në makinën zyrtare.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar paraditen e sotme se pas kësaj ngjarjeje, ka vendosur të shkarkojë nga detyra zëvendësministrin, pa bërë asnjë koment.

 “Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, shkruan shkurt Haradinaj.

Shukri Maxhuni, ka reaguar duke thënë se e gjitha kjo ka ndodhur për shkak të problemeve shëndetësore. Zv.ministri thotë se po kthehej pas një dite të lodhshme nga Fakulteti ku jepte mësim dhe është detyruar të shtrijë këmbët.

 Sipas tij fotoja është keqpërdorur.

“S’ka të bëj me ndonjë fodollak a keqpërdorim po për shkaqe shëndetësore se e dinë të gjithë që kam probleme me këmbën. Për shkak të muskujve më është dashtë me shtri këmbët dhe ka qenë një moment 15 minuta… dhe në atë moment e ka kap dikush”., tha Maxhuni.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ishte i pari që ka kërkuar shkarkimin e zv.ministrit, pasi sipas tij, veprimi i Maxhunit në makina zyrtare është një akt i papranishëm që nuk pasqyron vizionin e qeverisë për zhvillim dhe shërbime më të mira për qytetarët.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *