Stacioni i Urës së Londrës është evakuuar sot pas një alarmi për zjarr.
Banorët e terrorizuar pretendojnë se pjesëtarë të stafit janë dëgjuar duke bërtitur ‘dilni’ para se të shihnin një tym, shkruan “Mirror“.
Në vendngjarje u fotografuan dhe dy zjarrfikëse të cilat iu përgjigjën thirrjes për ndihmë.
Një person shkroi në mediat sociale: “Ura e Londrës u evakuua kur isha në të.
Kjo është hera e parë që kjo më ka ndodhur në 13 vitet që kam jetuar këtu, u ndjeva shumë e frikësuar.”
Një tjetër postoi: “Sapo më nxorrën jashtë stacionit të Urës së Londrës, u evakua për shkak të ndonjë emergjence”.
Incidenti mendohet të ketë ndodhur pak pas orës 22:30. Stacioni u rihap pas orës 23:15, por autoritetet nuk lokalizuan asnjë zjarr.