Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Të hënën në ora 20:00, bashkohemi të gjithë kundër diktaturës


“Të hënën 8 korrik në ora 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit”, bën thirrje këtë të shtunë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha kërkon pjesëmarrjen e shqiptarëve në protestën e radhës së opozitës në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit.

“Bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, Shqipëria Si Europa! Asnjë hap pas! Rama ik!”, thekson kryedemokrati.

Pas propozimit të presidentit të vendit Ilir Meta për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme më 13 tetor, Basha nuk ka mbajtur një qëndrim.

Duket se opozita do të vazhdojë protestat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *