Një bust 3,000-vjeçar i Tutankhamunit, që Egjipti pretendon se është vjedhur, ka marrë një ofertë prej rreth 6 milionë dollarësh në ankand.
Egjipti më herët i bëri thirrje shtëpisë së ankandit ‘Christie’ për të anuluar shitjen e reliktit, që paraqet mbretin e lashtë Tutankhamun.
Ministria e Jashtme e vendit thotë se busti është vjedhur nga një tempull egjiptian gjatë viteve 1970.
‘Christie’ nga ana e tij ka deklaruar se Egjipti nuk ka shprehur shqetësim rreth bustit në të kaluarën, pavarësisht se ai është shfaqur publikisht.
Në një deklaratë, ‘Christie’ tha: ‘Objekti nuk është, dhe nuk ka qenë, subjekt i një hetimi’, duke shtuar se nuk do të nxirrte kurrë në ankand një objekt për të cilin ka shqetësime të ligjshme.’
Tutankhamuni ka vdekur mbi 3.000 vjet më parë rreth moshës 20 vjeçare ndërsa eshtrat e tij u gjetën në vitin 1922.