Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Si na kërcënonte Rama e çfarë na bashkon me PD-në


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka deklaruar se me PD-në e bashkon politika e Edi Ramës dhe kapja e shtetit prej tij, ndërsa tha se marrëveshja e 17 majit u bë për të eliminuar politikisht LSI-në.

Ajo i bëri deklaratat në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’.

‘Ecuria PD-LSI nuk ka të bëjë mes meje dhe Bashës. Por ka të bëjë me çlirimin e institucioneve të shtetit nga një sekt kriminal. T’i japësh sot oksigjen Ramës, nuk të bën më pak fajtor se Edi Rama. Marrëveshja e 17 majit ishte për të eliminuar LSI. Ne duhet t’iu japim shans edhe partive të tjera të krijohen, por jo parti që krijohen në ilegjitimitet’, tha ajo.

Ndërsa ka përmendur edhe kërcënimet që i kanë ardhur nga kryeministri Rama, për shkrirjen e LSI-së, të njëjtat me ato që lexoi presidenti Meta.

‘Më conte mesazhe me njerëzit e vet dhe thoshte s’do mbushësh sallat më. Bleu drejtorët e LSI-së dhe i mbajti ca zëdhënësa, i mori këta dhe kujtoi se LSI ishin këta. LSI është strukturë solide shpirtërore dhe jo pushteti. ‘ – shtoi Kryemadhi.

Në fund ajo ka folur edhe për një shkarkim të mundshëm të Metës si president, duke thënë se kjo gjë do e bënte Ramën si Berisha në vitin 1997.

‘Shkarkimi i Metës do ë bënte Ramën si Berisha në vitin 1997 që i mori të gjitha pushtetet. Shkarkimi i Ilir Metës për mua do të faktonte përfundimisht, rënien e të gjithë institucioneve në dorë të një njeriu, që do mbahet mend në shekullin XXI me një psikopat të droguar. Rënia e institucioneve të presidentit do të thotë të destabilizosh Rajonin e Ballkanin. Destabilizon vendin më pro europian në rajon.’ –  shtoi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *