Vendosni fjalën kyçe....

‘Më 8 korrik protestojmë kundër krimit, korrupsionit e qeverisë që po i heq pushtetin sovranit’ – Balliu fton qytetarët


Demokrati Klevis Balliu ka ftuar qytetarët në protestën e 8 korrikut.

Ai thekson se 30 qershori vërtetoi qëllimin e kryeministrit Rama që është kapja e shtetit.

Balliu thotë se për Ramën as opozita nuk ka rëndësi, pasi zgjedhjet kryeministri i bën vetë, as populli nuk ka rëndësi pasi kutit mbushen nga komisionerët e Ramës.

‘NËSE SKA RËNDËSI VOTA SKENI RËNDËSI AS JU

Të dashur qytetarë. Është SOVRANI në demokraci ai që dikton se kush meriton pushtetin. Nëse Sovrani se dikton dot këtë, atëherë jemi në DIKTATURË.

30 qershori vërtetoj qëllimin e Ramës që është: KAPJA E SHTETIT. Në këtë mision të EDVERIT, opozita ska rëndësi sepse zgjedhjet i bën vetë.

Qytetarët skanë rëndësi se nuk duhen votues pasi votat futen në kuti. Këto do të ishin të pamundura të realizohen pa kapjen e drejtesisë, e që EDVERI e ka nën urdhra.

Pa votën e qytetarëve ska llogaridhënie, për taksat, drejtësinë, korrupsionin apo vjedhjen që i bën pushteti qytetarëve. Ndaj sot është esenciale të PROTESTOJMË.

Me datën 8 korrik në orën 20:00 PROTESTOJMË kundër varfërisë, vjedhjes, korrupsionit, krimit dhe qeverisë që kërkon ti heqi pushtetin sovranit.’ – shkruan Balliu në faqen e tij në ‘Facebook’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *