Bashkia e Durrësit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Zjarri ka rënë në katin e parë të ndërtesës ku janë zyrat e Tatim-Taksave si dhe zyra të tjera.
Pas mbërritjes së zjarrfikëseve, flakët kanë mundur të vihen nën kontroll ndërsa nuk ka ende asnjë të dhënë paraprake mbi dëmet e mundshme që mund të kenë shkaktuar flakët.
Policia rrethoi zonën pas mbërritjes ndërsa po heton për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit dhe nëse ai ka qenë i qëllimshëm apo rastësor.
VINI RE: Video marrë nga Durrëslajm