Vendosni fjalën kyçe....

Kjo foto nuk është etike


Nga Klodian Tomorri

Kjo fotoja nuk është etike, por më mirë pa etikë dhe kundër padrejtësive se sa me etikë dhe i heshtur.

Për të gjithë miqtë që bëjnë shaka se pse bëj shkrime për urbanin e Kasharit. Sapo zbrita nga autobusi. Unë isha ai që djersita më pak. Të tjerët u bënë edhe më keq. Nuk ka kondicionera ne autobus.

Kur lali u ul tek ai Kolltuku i Bashkisë, e ngriti çmimin e biletës së urbanëve me 33 për qind për një ditë. Justifikimi ishte po rrisim çmimin se do përmirësojmë shërbimin dhe kushtet për pasagjerët.

Ky është një përdhunim i pështirë që këta u bëjnë njerëzve. Bashkia i garanton monopolin me licencë operatorit privat. Ja rrit çmimin sa i do qejfi atij, ndërkohë që qytetarët i masakron. I detyron të udhëtojnë në vapë 35 gradë, pa ajër të kondicionuar.

Siç duket bashkia e Tiranës po bën plane të binjakëzohet me bashkinë e Mogadishut në Somali për të shkëmbyer eksperiencat se si i pallojnë njerëzit masivisht me monopolet e tyre të ndyra.

Lali, të jap fjalën që do votoj për ty nëse udhëton tri ditë rresht nga Kashari në Tiranë me linjën e urbanit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *