Vendosni fjalën kyçe....

LIVE/ Shqiptarët e Amerikës protestojnë në Uashington kundër instalimit të diktaturës dhe ndikimit të Soros në Shqipëri


Paraditen e sotme me orën lokale në SHBA, para Shtëpisë së Bardhë në Washington .D.C. një grup shoqatash nga komuniteti shqiptar në Amerikë, kanë protestuar kundër instalimit të diktaturës dhe shtetit monist në Shqipëri, ku sipas tyre një parti e vetme, ajo socialiste, ka uzurpuar të gjithë institucionet, përfshirë dhe Drejtësinë.

Ata gjithashtu sulmojnë edhe Fondacionin e George Soros për kontrollin dhe ndikimin e tij në Shqipëri.

“Kundër ndikimit të manjatit demokrat George Soros, i cili është denoncuar nga Presidenti i Shqipërisë për financimin e destabilizimit të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e bëra nga organizatorët e protestës.

Ata i kanë bërë thirrje presidentit Donald Trump të shpëtojë Shqipërinë nga “spiralja e frikshme e kaosit ku është futur si dhe të mos lejojë segmente të Fondacionit Soros që të rikthejë komunizmin në Shqipëri.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *