Vendosni fjalën kyçe....

“Me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari”, arrestohet serbi që kërcënoi gazetaren


Arrestohet shtetasi serb që ka kërcënuar në rrjetet sociale gazetaren kosovare Zana Ccimili. Sipas televizionit rajonal “N1”, personi u arrestua nën akuzën për tentim të kryerjes së krimit, definuar si “shpërndarje e urrejtjes fetare e kombëtare dhe cenim të sigurisë”.

Siç shkruan “Gazeta Express”, gazetarja kishte publikuar një fotografi të vajzës së saj në “Instagram”, ku një person i ka shkruar në gjuhën serbe se ka shumë dëshirë të vrasë një shqiptar, madje edhe një fëmijë shqiptari.

 “Bile, pa problem me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari. Është e pabesueshme kjo. Ndërsa ti me punën tënde ke kontribuar, të falënderohem për këtë.”, ka shtuar ai.

Personi në fjalë, ka shtuar: “Shpresoj që një luftë e re do shpërthejë në Kosovë dhe që kësaj radhe terroristët dhe okupatorët shqiptarë të kenë mundësinë të ndjejnë gjithë atë zemërim të serbëve, dëshirën për drejtësi dhe liri!”

Lidhur me ngjarjen, ka patur reagime të forta nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që e i konsideron të papranueshme thirrjet për dhunë dhe të gjitha kërcënimet ndaj grave gazetare.

Akti është dënuar dhe nga televizioni N1, madje edhe nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabicc, e cila tha se “kërcënimet ndaj gazetares së N1, Zana Cimili, janë të papranueshme dhe e meritojnë të dënohen. Është e vështirë të mendohet se dikush në shekullin e 21, mund ta kërcënojë dikë në këtë mënyrë”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *