Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria doli ‘duarthatë’, si u ndanë mes vendeve të rajonit 180 milionë eurot e samitit të Poznanit (Skema)


Pas përfundimit të Samitit të Poznanit, vendet e Ballkanit Perëndimor me përjashtim të Shqipërisë kanë arritur të përfitojnë financime për projektet infrastrukturore që kishin paraqitur.

Vlera e përgjithshme e 8 projekteve të miratuara llogaritet në 782 milionë euro në fushat e transportit rrugor, hekurudhor dhe sistemin energjitik.

Nga këto shuma, Bashkimi Europian do investojë rreth 180 milionë euro, kurse pjesa tjetër nga buxheti i vendeve respektive dhe kredi nga Banka Evropian për Investime (EIB), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) dhe Banka Gjermane Zhvillimore (KfW).

Projektet fituese të Samitit të Poznanit

Maqedonia e Veriut

Korridori Orient/East-Med: rruga 6a: rruga motorike A4, Shkup-Bllacë.

Interkonekcioni i gazit Maqedonia e Veriut – Greqi.

Korridori Orient/East-Med: Linja hekurudhore Maqedonia e Veriut – Serbia. Stacioni i përbashkët Hekurudhor Tabanovce.

Bosnje Hercegovina

Korridori Mediteran Vc, Rudanka (Kostajnica) – tunel nën-seksioni Putnikovo Brdo 2.

Korridori Mediteran Vc, Rudanka (Kostajnica) – tunel nën-seksioni Putnikovo Brdo 2 – Medakovo.

Korridori Mediteran Vc, nën-seksioni Poprikusë – Nemila.

Serbia

Korridori Trans-Ballkanin i Energjisë, 400kV linja Obrenovac – Bajina Bašta.

Kosova

Korridori Orient/East-Med: linja hekurudhore 10.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *