Kreu i opozitës Lulzim Basha nga protesta deklaroi se në 30 qershor u refuzua e keqja duke e cilësuar si një referendum kundër së keqes.
Basha theksoi se 30 qershori është monument i lirisë dhe qytetarisë së shqiptarëve.
“Refuzuan të keqen, izoluan krimin, ndëshkuan korrupsionin. 30 qershori ishte referendum kundër të keqes. 30 qershori është një monument i lirisë, i evropianizimit dhe qytetarisë së shqiptarëve.
30 qershori hyri në histori si dita kombëtare e kurajës, kur shqiptarët treguan se ata kanë forcën të ndalen nga e keqja. 30 qershori ishte dita e popullit, që tregoi se është kundër regjimit kriminal të Edi Ramës”-deklaroi Basha.