Punonjës të shumtë të ‘Deutsche Bank’ anembanë globit, iu kërkuan të largoheshin të hënën nga puna, me huadhënësin gjerman që eliminon thuajse të gjitha ekipet në Azi dhe Australi, si pjesë e planit të saj masiv për të ‘rifilluar’ disa operacione biznesi.
Shkurtimet filluan të hënën në mëngjes në Sydney, Hong Kong dhe vende të tjera në rajonin e Azi-Paqësorit.
Vetëm në Azi, ‘Deutsche Bank’ do t’i mbyllë të gjitha operacionet, megjithëse shumica e shkurtimeve do ndodhë në SHBA dhe Evropë. Firma gjermane tha se do të zvogëlojë fuqinë punëtore globale në 74,000 deri në vitin 2022, në një masë që do të kushtojë 7.4 miliardë euro.
Banka nuk ka zbuluar cilat vende pune do të shkrihen, por njoftoi se do të tërhiqet tërësisht nga fushat që lidhen me aksionet tregtare – pjesa më e madhe e të cilave është e përqendruar në Londër dhe Nju Jork.
Atyre që largohen nga puna, do u ofrohen paketa shpërblyese para largimit. Një tregtar i aksioneve me bazë në Hong Kong i tha ‘Reuters’ se gjendja brenda divizionit të tij ishte mjaft e zymtë, pasi punonjësit po thirrën në takime.
‘Ka disa raunde bisedash me HR dhe pastaj ju japin këtë pako dhe ju jeni jashtë ndërtesës’, tha ai.
Christian Sewing, drejtori ekzekutiv i ‘Deutsche Bank’, e quajti masën një rifillim, që do ta bëjë kompaninë të përqëndrohet te klientët e saj, duke e çuar ‘më afër rrënjëve të saj në atë që dikur e bëri një nga bankat kryesore në botë’.
Ai iu referua vendimeve të pakëndshme dhe shtoi se ai e kupton kjo ndikon njerëzit dhe prek jetën e tyre në një mënyrë të thellë.
Masa drastike vjen pasi ‘Deutsche Bank’ dështoi të bashkohej me rivalen e saj. ‘Commerzbank’, në prill. Bashkimi ishte mbështetur nga qeveria gjermane, por të dyja bankat i lanë bisedimet pasi arritën në përfundimin se marrëveshja do të ishte shumë e kushtueshme.
‘Deutsche Bank’ ka luftuar me rënien e bizneseve të saj që nga kriza financiare e vitit 2008. Pavarësisht se ishte banka më e madhe e Gjermanisë, ajo përjetoi probleme në krijimin e të ardhurave të qëndrueshme. Bashkimi i tij i dështuar me ‘Commerzbank’ nënkuptonte se duhej të vepronte për të mbijetuar dhe për të rritur besimi e tregut.