Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Nuk ulemi në tavolinë pa u ndëshkuar shkaktarët e dosjeve 339 dhe 189


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi nga protesta se nuk mund të ulesh në tavolinë me shkaktarët e dosjes 339 dhe 184.

Sipas saj nuk mund të ulesh në tavolinë me hajdutin që të ka vjedhur dhe më pas t’i thuash faleminderit duke nënkuptuar se opozita kërkon ndëshkimin për dosjet 339 dhe 184 dhe më pas të ulet në tavolinë me mazhorancë për të zgjidhur krizën.

Kur 2 palë duhet të ulen në një tavolinë duhet t’i ofrojnë diçka njëra tjetrës, ne kemi kërkuar shkaktarët 339 dhe 184 para drejtësisë, si mund të ulesh me hajdutin që të ka vjedhur dhe ti thuash faleminderit që nuk mi vodhe të gjitha, por më le një palë të brendshme për të veshur se ma more të gjithë shtëpinë”-deklaroi Kryemadhi.

Kryemadhi më tej shtoi se më Ramën nuk mund të ulesh në tavolinë pa nxjerrë para drejtësisë ata që kanë ndryshyar dosjet 184 dhe 339.

“Kjo është e gjithë historia të ulesh sot me Edi Ramën në tavolinë pa nxjerrë para drejtësisë ata që kanë futur duart ke 184 dhe 339, mos themi pastaj dhe dosje të tjera që janë pafund”-tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *