Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama në minorancë, protestat deri sa shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme


Kryetarja e LSI-së në rrugën për të bashkuar me protestuesit te kryeministria ka dhënë është shprehur për mediet se protestat nuk do përfundojnë derisa shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sipas Kryemadhit, Rama është në minorancë dhe se protestat bëhen për të zgjidhur tranzicionin.

Protestat nuk do të mbarojnë derisa shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Problemi nuk është tek metodat e protestave. Kjo tregon se Rama është minorancë e minorancës, kemi një varfëri të madhe që ka pllakosur vendin.

Nuk janë më protestat e opozitës, duhet të themi protesta e shqiptarëve. Protestat tona janë për ta zgjidhur tranzicionin, shqiptarët u lodhën me këtë shfrytëzim. Këtë reagim popullor kaq të madh ka qenë vetëm kur u ngritën kundër komunizmit”-deklaroi Kryemadhi

Kemi një Parlament ilegjitim. Nuk është problemi tek 101 deputet, por tek ajo çfarë duan sot shqiptarët. Ata nuk kanë sot hallin e karriges së Presidentit, ata bërtasin sot se duan taksa më të ulëta”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *