Është mbyllur protesta e 10-të kombëtare e opozitës së bashkuar pas votimeve të 30 qershorit.
Kjo protestë ka qenë pa asnjë incident gjatë gjithë kohës si në Kryeministria ashtu edhe në Parlamenti.
Opozita kishte vendosur t’i jepte më shumë rëndësi simbolikave nëpërmjet pankartave dhe mesazhet e dhëna nga liderët kryesorë të saj.
Në protestë u panë kuti votimi ku qytetarë me fletë mbushnin ato për të dëshmuar dhe krahasuar atë me votimet e 30 qershorit.
Gjithashtu në këtë protestë pati dhe dy gomarë të cilët ishin të mbuluar nga një copë e bardhë me simbolin PS30 të përdorur nga mazhoranca gjatë fushatës për 30 qershorin.
Gjithashtu nuk mungoi as fjalimi i Bashës i cili u shpreh u vendosur se nuk do ketë marrëveshje me Kryeministrin Rama dhe se zgjidhja do vijë me parime duke larguar atë dhe instaluar demokracinë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Nga ana tjetër Kryemadhi u shpreh se protestat do vazhdojnë deri në dorëzimin e Ramës.
Protesta ashtu si në herët e tjera mbaroi me një marrshim te Parlamenti dhe për ta mbyllur te selia blu./Hashtag.al