Miliarderi Jeffrey Epstein akuzohet për trafiqe seksuale ku mes dhjetra vajzave edhe disa të moshës 14 vjeçare për periudhën 2002-2005. Gjithashtu ndaj tij janë ngritur akuza edhe për komplot sipas një padie e cila u kompletua të hënën.
Epstein u arrestua këtë fundjave dhe pritej që të dilte para gjykatës së Nju Jorkut për tu përballur me akuzat këtë të hënë.
Akuzat ndaj Epstein i cili është menaxher i një fondacioni 66-vjeçar, i cili shoqërohej me disa nga njerëzit më të fuqishëm në botë, paguante vajzat nën moshë për masazhe në shtëpitë e tij në Florda dhe Nju Jork.
Arrestimi i Epstein i cili u raportua për herë të parë nga “The Daily Beast” erdhi si pasojë e shqyrtimi të marrëveshjes jo-prokurore në vitin 2008 që e lejonte Epstein të pranonte fajin ndaj disa akuzave të vogla shtetërore por që i dha mundësi të bënte jetesën e tij prej miliarderi në disa nga shtëpitë e tij në Paris, Ishujt Virxhin në SHBA dhe një Bently të shtrenjtë.
Sipas të dhënave të gjykatës në Florida, autoritetet thonë se së paku 40 vajza të mitura ishin të pranishme në rezidencën e Epstein në Palm Beach, duke u shndërruan në takime seksuale me vajza nga qyteti por edhe nga Europa Lindore dhe disa vende të tjera të botës.
Sipas dokumenteve të gjykatës, disa vajza gjithashtu thuhet se u dërguan në shtëpitë e Epstein në New York City, New Mexico, dhe një ishull privat në Karaibe.
“Gjatë takimit, Epstein do të përshkallëzonte natyrën kontaktin fizik me viktimat e tij, për të përfshirë, ndër të tjera, aktet seksuale, si përplasja dhe kontaktimi i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë me organet seksuale të viktimave”, thuhet në padinë e paautorizuar në Nju Jork.
“Epstein zakonisht do të masturbohej edhe gjatë këtyre takimeve seksuale, t’u kërkonte viktimave ta preknin ndërsa ai masturboi, dhe t’i prekte organet gjenitale të viktimave me duart e veta ose me lodra seksuale”-vazhdon padia.
Akuzat kanë minimum 10 vjet burg nëse miliarderi shpallet fajtor. Në një konferencë shtypi të hënën, avokati i SHBA Geoffrey Berman tha se prokurorët federalë do të kërkojnë të mbajnë Epstein pa asnjë kusht.
“Ka për të qenë kohë e gjatë, ka kaluar shumë kohë”, tha David Boies, një avokat i cili përfaqëson një palë të paditësve, në një deklaratë në Daily Beast. “Është një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë për shumë viktima trafikimit seksual të zotit Epstein.
“Ne shpresojmë që prokurorët nuk do të stepen për Epstein sepse ka pasur shumë njerëz të tjerë që ishin pjesë e kësaj me të dhe bënë të mundur trafikimin seksual”, shtoi Boies.
Sipas marrëveshjes, të mbikqyrur nga ish avokati i SHBA-së në Miami dhe sekretari aktual i punës së Trump Alexander Acosta, Epstein shmangi një dënim të mundshëm dhe kreu 13 muaj burg pasi u gjet fajtor për akuzat e Floridës për të shfrytëzuar një person nën 18 vjeç për prostitucion.
Marrëveshja, e shqyrtuar në detaje në një seri raportesh në Miami Herald, po sfidohet në gjykatën federale në Florida. Gjykatësi i distriktit amerikan të Floridës Kenneth Marra vendosi më parë këtë vit se viktimat e Epstein duhet të ishin konsultuar sipas ligjit federal për marrëveshjen dhe tani po shqyrton nëse do të zhvlerësojë marrëveshjen. Prokurori Alan Dershowitz, Herald Co, dhe autor / regjisori Michael Cernovich kërkuan hapjen e dokumenteve në këtë rast.
Në një deklaratë për Breitbart News, Cernovich përshëndeti zhvillimet e fundit rreth çështjes së Epstein, duke thënë: “Kjo fitore tregon se fryma e Andreë Breitbart është gjallë dhe e mirë“, tha Cernoviç. “Padia për të hapur dosjet e Jeff Epstein erdhi nga një gazetar qytetar dhe u injorua nga klasa e mediave në Uashngton. Asnjëherë mos u dorëzoni dhe mos hiqni kurrë dorë. “
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Breitbart
Përshtati në shqip Hashtag.al