Ka përfunduar votimi për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Parlamenti ka votuar me 102 vota pro 7 kundër dhe 2 abstenim ngritjen e këtij Komisioni.
Komisioni Hetimor do ketë 9 anëtarë ku 5 do jenë nga mazhoranca dhe 4 nga opozita e re.
Përbërja e komisionit hetimor do të jetë: Ulsi Manja (kryetar), Alban Zeneli (nënkryetar), Vasilika Hysi, Klotilda Bushka, Bashkim Fino, Alket Hyseni, Adriatik Alimadhi, Alit Valteri dhe Krenar Ruçi.