Vendosni fjalën kyçe....

PS mbledhje grupi, para ngritjes së Komisionit Hetimor për presidentin Meta


Partia Socialiste ka organizuar një mbledhje grupi, vetëm pak orë para ngritjes së Komisionit Hetimor përmes të cilit maxhoranca synon të shkarkojë presidentin e vendit Ilir Meta.

Mbledhja e PS-së është organizuar në Kryesinë e Kuvendit.

Komisioni Hetimor që do të ngrihet sot, pritet që të drejtohet nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Në përbërje të këtij komisioni do të jenë 9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga e ashtuquajtura opozita e re në Parlament.

Komisioni Hetimor Parlamentar që do të shqyrtojë kërkesën e deputetëve të mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta do të përbëhet nga nëntë anëtarë. Anëtarët e PS-së pritet të jenë: Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni.

Sot në orën 17:00 do të mblidhet Parlamenti, në seancë plenare, për të shqyrtuar kërkesën e PS-së për ngritjen e këtij Komisionit Hetimor.

Vendimi për ngritjen e këtij Komisioni, kujtojmë se u mor nga maxhoranca pas konferencës së Jashtëzakonshme të Presidentit, i cili firmosi shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve të 30 qershorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *