Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria dhe Kosova me ambasada të përbashkëta, reagon Ministria e Jashtme Ruse: Lëvizje provokuese


Ministria e Jashtme Ruse ka reaguar për marrëveshjen më të fundit mes Shqipërisë dhe Kosovës për të pasur ambasada të përbashkëta, duke e konsideruar një lëvizje provokuese.

“Hapa provokues nga Tirana dhe Prishtina, të cilat janë në përputhje me konceptin e Shqipërisë së Madhe, shkaktojnë shqetësim serioz– “thuhet në deklaratë, raporton media ruse TASS.

Më tej në deklaratë thuhet se SHBA dhe BE nuk kanë reaguar për këtë lëvizje duke e cilësuar si inkuraim për Shqipërinë e Madhe.

Ne dëshirojmë të theksojmë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian preferojnë të mos reagojnë ndaj lëvizjeve të tilla shkatërruese, duke inkurajuar në të vërtetë ndjenjën e Shqipërisë së Madhe që është e dëmshme për rajonin“- shtoi Ministria e Jashtme e Rusisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *