Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria rrit eksportet drejt Kosovës


Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në një intervistë për KosovaPress ka thënë se volumi i tregtisë mes Kosovës dhe Shqipërisë po rritet.

Shqipëria ka eksportuar produkte me vlerë 106 milionë euro në Kosovë në gjysmën e parë të vitit 2019, që është 30% më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kosova ka rritur eksportet në Shqipëri me 10% në të njejtën periudhë dhe vlera e produkteve ka qenë 31 milionë euro.

Sa i përket barrierave ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë, Mixhozi ka thënë se përmirësime po bëhen çdo vit, por se për disa probleme duhet një ndërhyrje ligjore dhe politike.

Ai ka shtuar se po konsiderohet të largohet pagesa e skanerit gjatë kalimit të mallrave në kufi por se sa i përket pagesës së autostrades ai e konsideron si jo shumë shqetësuese. Kjo për shkak se në rast të rritjes së frekuencës së udhëtimit ka zbritje adekuate.

Ndërsa për çertifikatat fitosanitare Minxhozi ka thënë se kërkesa për shumicën e tyre është ulur dhe po punohet që të reduktohet numri edhe më tej.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *