Vendosni fjalën kyçe....

Vetëm një nga kandidatët e SPAK i është nënshtruar vettingut, Ibrahimi: Kam besim se do e kalojnë të gjithë


Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur sot intervistat me 22 kandidatët që kanë aplikuar për të qenë anëtarë të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK.

Altin Dumani është prokurori i parë që është marrë në pyetje ndërsa vlen të theksohet se ai nuk i është nënshtruar ende vettingut.

Nga 4 kandidatët që do merren në pyetje sot vetëm Arben Kraja e ka kaluar vettingun kurse Anton Martini dhe Anita Jella nuk kanë kaluar ende para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Kreu i KLP-së, Ibrahimi, tha se seancat e marrjes në pyetje po zhvillohen me dyer të mbyllura ndërsa pohoi se kandidatët e përzgjedhur nga institucioni që drejton rrezikojnë të ngecen në vetting por shtoi se KLP-ja nuk merret me integritetin, por profesionalizmin e kandidatëve.

‘Rreziku ekziston, aftësia profesionale dhe integriteti shkojnë pranë-pranë. Ky proces synon profesionalizmin, ndërsa Vettingu integritetin. Kam besimin që të dy proceset do shpien drejt rezultateve të njëjta.’ – tha Ibrahimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *