I dërguari i Izraelit në Brazil, ambasadori Yossi Shelley e ka gjetur veten në një pozitë të vështirë, kur ambasada publikoi foto të tij duke ngrënë karavidhe me presidentin brazilian Jair Bolsonaro, pavarësisht se Tora (pjesa kryesore e Biblës hebraike) i ndalon çifutët të hanë butakë.
Të gjitha llojet e butakëve ndalohen për hebrenjtë, nga karkalecat, gaforret, karavidhet, midhjet…
Ambasada u përpoq të heqë karavidhet nga fotografia por stafi e bëri këtë duke vënë vetëm nga një njollë të zezë në pjatë, si më lart.
Shelley dhe Bolsonaro e shpërndanë foton e drekës së përbashkët, përpara se të merrnin pjesë në finalen Brazil-Peru të kampionatit për Kupën e Amerikës.
Përpjekja e dështuar për të censuruar ushqimin e detit shkaktoi tallje masive në internet, shkruan “RT“. Shkrimtari Ben Judah u tall me ambasadën duke komentuar: “Aftësitë për të mbuluar në nivelin e Mossadit”.
Shalom! pic.twitter.com/zPFewY5ecW
— PerguntarNaoOfende (@MeAskMeAskMeAsk) July 7, 2019
That’s some really lazy photoshopping of the lobster. pic.twitter.com/lcHq3yaZOZ
— Dork Web Cavy Fancier (@friendly_gravy) July 7, 2019
Ajudei vcs e fiz um trabalho melhor no photoshop. De nada. Tem até umas laranjinhas pro presida ficar saudável pic.twitter.com/t7dQBmoU3E
— Xamander (@andre_llucas) July 7, 2019
Shelley u emërua ambasadori i Izraelit në Brazil në janar 2017 nga kryeministri Benjamin Netanjahu. Ai gëzon përkrahje nga Presidenti brazilian, pasi iu dha “Ordinali Kombëtar i Kryqit të Jugut”, nderi më i lartë kombëtar i Brazilit për mysafirët e rangut të lartë.
Marrëdhëniet braziliane-izraelite janë përmirësuar shumë që nga zgjedhja e Bolsonaros, veçanërisht pasi presidenti brazilian premtoi të lëvizë ambasadën e vendit nga Tel Avivi në Jerusalem, pavarësisht komenteve të tij mjaft të nxituara rreth Holokaustit.