Bashkëthemeluesi i ‘Apple’, Steve Wozniak, ka rekomanduar që përdoruesit e ‘Facebook’ të gjejnë një mënyrë për të dalë nga rrjeti social për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme mbi privatësinë.
Wozniak fshiu llogarinë e tij në ‘Facebook’ në vitin 2018 pas skandalit të ‘Cambridge Analytica’.
‘Ka lloje të ndryshme njerëzish dhe disa nga përfitimet e ‘Facebook’ ia vlen për ta që të dhurojnë humbjen e privatësisë’, tha Wozniak për tabloidin TMZ.
‘Por për shumë njerëz si unë, rekomandimi im është se duhet të kuptoni një mënyrë për t’u larguar nga Facebook’.
I pyetur nëse ai shqetësohet se pajisjet tona po na përgjojnë, Ëozniak tha: ‘Unë jam i shqetësuar për gjithçka. Unë nuk mendoj se ju mund ta ndaloni atë, megjithatë. Kush e di nëse telefoni im po dëgjon tani?’ – vijoi ai.
Sipas Wozniak, mbizotërimi i pajisjeve të lidhura sot nënkupton se bisedat tuaja mund të mos jenë aq private sa mendoni se ata janë.
Ai sugjeroi që ‘Facebook’ mund të ofrojë një opsion të paguar që mbron privatësinë e përdoruesve.
‘Njerëzit mendojnë se kanë një nivel të privatësisë që nuk e bëjnë. Pse nuk më japin një zgjedhje? Më lejoni të paguaj një sasi të caktuar dhe ti do t’i mbash të dhënat më të sigurta dhe private’, shtoi ai.