Vendosni fjalën kyçe....

Dy tërmete këtë të martë, në Tepelenë e në Korçë


Lëkundje tektonike kanë shkaktuar frikë sot në jug të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti është regjistruar sot rreth orës 08:28, në fshatin Krahës 22 kilometra në Veriperëndim të Tepelenës.

Sipas të dhënave të IGJEUM, tërmeti ka patur magnitudë 3.4 ballë dhe një thellësi prej 12 kilometrash.

Këtë të martë lëkundje ka patur edhe në Korçë, rreth orës 01:52 të mëngjesit, rreth 10 kilometra në juglindje të Korçës.

Por ky tërmet ka qenë shumë më i lehtë, me magnitudë 1. 4 dhe një thellësi prej 2 kilometrash.

Kujtojmë se në fillim të muajit të kaluar, Korça u trondit nga disa tërmete të njëpasnjëshme që dëmtuan 184 banesa. Disa persona u lënduan, ndërsa dhjetra banorë të cilët mbetën pa shtëpi u detyruan të kalonin ditët dhe netët në çadrat e ngritura nga ushtria.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *