Një avion i ndërtuar nga një grup adoleshentësh në Afrikën e Jugut ka zbritur me sukses në Egjipt gjashtë javë pasi ishte nisur nga Cape Town.
Aeroplani prej 4-vendesh “Sling 4” u krijua nga një grup prej 20 nxënësish me prejardhje të ndryshme.
“BBC” shkruan se ekuipazhi i avionit u ul në Namibi, Malavi, Etiopi, Zanzibar, Tanzani dhe Ugandë gjatë udhëtimit prej 12,000 km (7,455 milje).
Pilotja Megan Werner, 17 vjeç, themeluese e projektit “U-Dream Global”, tha se ishte e kënaqur nga arritja.
“Unë jam aq e nderuar që kam arritur të bëj një ndryshim rreth kontinentit në vendet ku kemi ndaluar. Qëllimi i kësaj iniciative është t’i tregojë Afrikës se gjithçka është e mundur nëse e vendosni mendjen tuaj,” tha ajo.
Një tjetër aeroplan “Sling 4”, i drejtuar nga pilotë profesionistë, shoqëroi adoleshentët fluturues, me qëllim për t’i dhënë biseda motivuese përgjatë rrugës.
Adoleshentët e ndërtuan avionin në tre javë nga pjesë të prodhuara në Afrikën e Jugut nga Fabrika e Avionëve. Ndërtimi përfshinte mijëra pjesë të vogla.
“Vepra mbresëlënëse kishte sfidat e saj”, tha Megan.
Një nga këto sfida ishte dhe fakti se në kryeqytetin etiopian, Addis Abeba, ata nuk mund të merrnin karburant. Po ashtu ata kishin frikë të fluturonin mbi Sudan, për shkak të trazirave politike në atë vend.