Prokurorët turq kanë lëshuar urdhër-arrestet për mbi 200 ushtarë në Stamboll dhe në provincën e Izmirit për lidhjet e tyre të dyshuara me Organizatën Terroriste Fetullah (FETO), pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik të vitit 2016.
Sipas prokurorëve të Stambollit, urdhrat ishin lëshuar për 176 ushtarë aktivë, duke përfshirë kolonelë, togerë, majorë dhe kapitenë në Stamboll dhe dhjetëra ushtarë, shkruan ‘Anadolu Agency’.
Të dyshuarit janë duke u kërkuar si pjesë e një hetimi në infiltrimin e FETO-s te Forcat e Armatosura Turke (TSK), sipas burimeve që kërkuan të mos përmendeshin për shkak të kufizimeve për të folur në media.
Të dyshuarit në Izmir akuzohen se kanë komunikuar me ‘imamët e fshehtë’ të FETO-s.
FETO akuzohet nga qeveria turke se ka orkestruar grushtin e shtetit në 15 korrik 2016, ku u vranë 251 persona ndërsa më shumë se 2,200 mbetën të plagosur.