Vendosni fjalën kyçe....

Helikopteri dhe avioni turistik përplasen në ajër, aksidenti me 7 viktima kapet nga kamerat në bord (Video)


Janë publikuar pamjet dramatike të një aksidenti të rëndë ajror mes një helikopteri dhe një aeroplani turistik mbi alpet italiane.

Në aksident humbën jetën 7 persona ndërsa e gjitha u filmua nga një kamera GoPro që u gjet në vendin e përplasjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të akullnajës Rutor në Luginën Aosta, rreth 50 kilometra në veriperëndim të qytetit të Torinos.

Videoja, nga dy kamera GoPro, e gjetur në vendin e aksidentit pranë vendpushimit të skive të La Thuile, tregon momentet përfundimtare të përplasjes së dy mjeteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *