Një 76-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë.
Viktima është identifikuar si Ded Fishta, banues në Shkodër, ndërsa dyshohet se shkak për këtë është bërë infarkti në zemër pas futjes në ujë.
Ai është dërguar me shpejtësi në spital por nuk ka mundur të mbijetojë.
Njoftimi i policisë
Më datë 09.07.2019, në Tale,Lezhë është mbytur në det shtetasi D.F., 76 vjeç, banues në Shkodër
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.