Vendosni fjalën kyçe....

Jep dorëheqjen kreu i Tatimeve në Shkodër


Hysen Hysaj jep dorëheqjen pas 6 vitesh në krye të tatimeve në Shkodër. Në një dalje për mediat, Hysaj tha se këtë vendim e ka marrë për motive personale.

Ai shtoi se ky institucion ka nevojë për energji të reja.

“Duke qenë se unë po bëj këtu një periudhë 6-vjeçare, që jam në krye të drejtorisë rajonale Tatimore, gjej rastin nëpërmjet jush të falenderoj gjithë bizneset e qarkut Shkodër, për një bashkëpunim të frytshëm, ku kam gjetur bashkëpunimin, në sajë të tyre unë kam rezultate në punë në këto 6 vite.

Dorëheqja ka qenë vetëm personale. Duke qenë se kam vite këtu, ka ardhur koha që Drejtoria Tatimore të ketë energji të reja, pozitivitete të reja dhe t’i jepet më përpara punës së sistemin fiskal në Shkodër”, tha Hysaj.

Kreu i Tatimeve pranoi se nuk ka qenë perfekt në detyrën e tij, por beson se i ka arritur pjesën më të mirë të gjërave. Pas largimit nga detyra, Hysaj tha se fillimisht do të pushojë.

“S’kam qenë perfekt, por them që pjesën më të madhe asaj që unë kam kërkuar, ia kam arritur. Një ndër gjërat e para ka qenë ndryshimi i marrëdhënieve me tatim-paguesit, them se ia kam arritur. Kam nevojë të pushoj, pastaj do shohim”, e mbylli Hysaj.

Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë drejtorin e Tatimeve në Shkodër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *