Arben Skënderi, kandidati i Bindjes Demokratike për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 30 Qershorit, deklaroi në emisionin “I Ftuari” në A2 CNN se ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Tiranë janë vjedhur votat.
“Jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë është bërë kërdia. Janë kujdesur që kandidatët të mos marrin mbi 10 000 vota. Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Tiranë është futur dora në kuti”- theksoi Skënderi.
“Të gjitha garat në Shqipëri të mbjella nga ky sistem korruptiv janë të parashkruara, por më mirë të futesh në garë. Tirana ka specifikat e veta dhe ky aparat i madh propagandistik i kishte vendosur bateritë në Tiranë. Erjon Veliaj bëri garë politike, nuk dha llogari te banorët për premtimet që kishte bërë.
Ai fliste si kryeministër nëpër takime. Banorët e Tiranës reaguan me revoltë në votime, kishte shumë vota të pavlefshme. Votën e besimit Veliaj nuk e ka marrë, por ka marrë 13 000 vota ndëshkimi, irritimi ose revolte (votat e pavlefshme). Votat e mia kanë qenë të shtresës gri”-shtoi Skënderi.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e A2 CNN